Sportet luftarake

KK “DRITA” merr katër medalje të arta në Tiranë

Në Kamëz – Shqipëri u mbajt Turneu Ndërkombëtar “Kamza Open 2017”, në të cilin turne morën pjesë 380 garues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Greqia. Në këtë turne morri pjesë edhe Klubi i Karatesë “Drita” me pesë garues, ku fitoi katër medalje te arta dhe një të bronztë. Erit Bajrami & Benjamin Shabani u paraqitën në emër të reprezentacionit të Kosovës. Të artë ishin: 1. Andi Aliu, 10 vjeç, -45 kg, kumite 2. Erit Bajrami, 11 vjeç, -45 kg, kumite 3. Vesa Ibrahimi, 14-15 vjeç, -54 kg, kumite 4. Benjamin Shabani, junior, -76 kg, kumite Ndërsa i bronztë ishte 1. Shpresim Shabani.

Sic ka theksuar trajneri Blerim Hajdari, të gjithë karateistët tanë treguan një performancë shumë të lartë duke i mposhtur me rezultate tejet bindëse kundërshtaret e tyre. Kryesia dhe trajnerët i përgëzojnë karateistët tanë si dhe u dëshirojnë rezultate kulminante edhe në të ardhmen.

 

 

 

You Might Also Like