Viti

KKMSH: Vitia me asnjë të hospitalizuar nga virusi COVID-19, megjithatë të keni kujdes!

  • KKMSH: Vitia me asnjë të hospitalizuar nga virusi COVID-19, megjithatë të keni kujdes!

Përderisa në disa komuna të Kosovës numri i të infektuarve me virusin KOVID -19 është alarmante në komunën e Vitisë bazuar në raportimin e sotëm në takimin e Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH),ky numër fatmirësishtë është duke rënë.

Në takimin e sotëm të KKMSH-së ku është diskutuar gjendja e pandemisë e shkaktuar nga virusi COVID-19. kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se sipas informatave që posedon komuna asnjë pacient vitias nuk është i hospitalizuar nga ky virus kurse janë edhe 25 raste aktive të qytetarëve të prekur me këtë virus.

Kryetari Haliti ju bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat nga ekspertët me qëllim që sa më parë të ju kthehemi normalitetit.

E Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, tha se Policia në Viti, i gëzohet faktit që numri i të infektuarave në këtë komunë nuk është i madh krahasuar me gjendjen në nivel vendi.

Megjithatë ai thekson se Policia në Viti, po ndërmerre masa ligjore ndaj atyre që nuk po respektojnë masat kundër përhapjes së këtij virusi.

E Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, duke folur për gjendjen e pandemisë në sektorin e arsimit tha se deri me tani janë 5 raste aktive në këtë sektorë, konkretisht 4 mësimdhënës dhe një drejtor shkolle.

Gjatë këtij takimi është folur në veçanti rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në këtë komunë. Pas këtij takimi kryetari Haliti ka vazhduar takimin me Këshillin e Drejtorëve në të cilën kanë diskutuar mbi punët në secilën drejtori dhe sektorë përkatës.Aziz Zuka

You Might Also Like