Klubi i Drejtësisë që vepron në kuadër të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” këtë të mërkurë pati një mysafir të veçantë, togerin e Policisë së Kosovës, Ismet Hashani, i cili është zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.
Togeri Ismet Hashani është ndalë në bashkëbisedim me nxënës dhe ai ka folur për funksionimin e Policisë së Kosovës, bashkëpunimin e saj me qytetarët dhe me institucionet gjegjëse, sikurse edhe për punën e policisë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Togeri Ismet Hashani me theks të veçantë është ndalur te dukuritë devijante që më së tepërmi prekin të rinjtë, siç janë shpërndarja dhe përdorimi i substancave narkotike, problemet që ato krijojnë në shoqërinë tonë, sikurse edhe për shumë pasoja që ato lënë në shëndetin e përdoruesve.
Më pas edhe vetë nxënësit pjesëmarrës janë kyçur në debat, duke u interesuar më tepër për profesionin e zëdhënësit të policisë, bashkëpunimin e tij me gazetarët dhe me mediat, sikurse edhe shumë çështje të tjera.
Klubi i Drejtësisë, i cili mentorohet nga profesoresha Besjana Gagica ka bërë punë të mrekullueshme këtë vit, duke realizuar disa seanca debatuese, por edhe duke dhënë dy shfaqje e të cilat janë mirëpritur nga nxënësit pjesëmarrës.