Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zv. Kryetari, Hasan Aliu kanë pritur sot në takim përfaqësues të Policisë Kufitare të Kosovës, në krye me Fahri Visihin, shef i sektorit për kontroll dhe mbikëqyrjeje kufitare si dhe Agim Lipovicën, Komandant të Stacionit Policor në Viti.
Gjatë këtij takimi, në veçanti është biseduar për bashkëpunim e komunës së Vitisë me policinë e Kosovës në fushën e parandalimit të kontrabandës përmes vijës kufitare të Kosovës me Maqedoninë pasi që kjo komunë kufizohet me këtë shtet. Kryetari Haliti tha se kjo komunë ka një bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës si në Viti. “ Kemi një bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës si në Viti por edhe me Policinë Kufitare.
Qëllimi i takimit të sotëm ishte koordinimi dhe bashkëpunimi institucional me qëllim të parandalimit të kontrabandës përgjatë vijës kufitare që ndanë Kosovën me Maqedoninë. Gjithashtu ju bëjë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me mekanizmat përkatës që të parandalojmë kontrabandën”, u shpreh Kryetari Haliti.Aziz Zuka