Kamenicë

Komuna e Kamenicës do të shtojë inspektimet e monitorimet për të parandaluar shpërndarjen e virusit

Shtabi Komunal Emergjent diskuton mbi gjendjen aktuale të krijuar nga COVID-19, në Komunën e Kamenicës
Shtabi Komunal Emergjent ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën pjesëmarrës ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, koordinatorja e Shtabit Emergjent, Florentina Kryeziu, Komandanti i Stacionit Policor, Florim Klaiqi, si dhe anëtarët e tjerë të shtabit.
Mbledhjen e hapi i pari i komunës, Kadri Rahimaj, i cili bëri një përmbledhje të gjendjes me pandeminë në Komunën e Kamenicës. Gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën dhe gjendjen aktuale në Komunën e Kamenicës, gjendjen aktuale në shkolla, si dhe masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit.
“Sot ftova në takim anëtarët e shtabit emergjent komunal për menaxhim të pandemisë. Diskutuam lidhur me situatën në përgjithësi, përfshirë këtu edhe shkollat e institucionet tjera. Si dhe u dakorduam se duhet t’i kushtojmë rëndësi edhe mundësisë së përhapjes së variantit të ri të virusit Omicron”, -tha Rahimaj.
Gjithashtu ai theksoi se ditët në vijim do të shtohet inspektimi dhe monitorimi në terren.
“Bashkërisht u dakorduam që ditëve në vijim të shtojmë inspektimet e monitorimet, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit SARS-CoV-2, si dhe gjetjes së mënyrave të reja për vetëdijesimin e qytetarëve rreth variantit të ri”,- shtoi Rahimaj

You Might Also Like