ARSIMI

Komuna e Vitisë  shpërndau  88 laptop për shkollat e kësaj komune  

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë së Arsimit, kanë ndarë 88 laptop për gjitha shkollat e komunës së Vitisë, përfshirë edhe Qerdhen e fëmijëve. Në ceremonin e shpërndarjes së këtyre laptopëve, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili mes tjerash ka theksuar se do të vazhdojnë si deri më tani, me investime në shkolla, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe rritjen e cilësisë për një mbarëvajtje sa më të mire të procesit  edukativo-mësimor.

Gjithashtu, ai i ka falenderuar drejtorët e shkollave për përkushtimin në mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor, gjatë periudhës së pandemisë.

Laptopët të cilët i’u ndan sot drejtorëve të shkollave, janë shpërndar për shkollat varësisht nga proporcioni i numrit të nxënëse.

Po në kuadër të këtij projekti, për shkollat e komunës së Vitisë, javën e kaluar janë shpërndarë edhe 82 projektor.Aziz Zuka

You Might Also Like