Show Biz

Kosovarja që po bënë emër në artin e make-up në Gjermani

Gresa Gashi, artiste e make-up, me origjinë nga Kosova, po mahnit me punën e saj profesionale të cilën po e bënë në Gjermani. Ajo jeton në Frankfurt dhe është certifikuar me certifikatën Artist Professional Make-up dhe i mahnit gjermanë me punën e saj.

“Gjithmonë më kanë tërhequr gjërat e bukura dhe grimi, pa dyshim, është art. Ndoshta, përkushtimi im dhe dëshira për të bërë gjithçka në mënyrën e duhur dhe të më të mirën e mundshme. Gjithsesi, kjo është pyetje që u duhet drejtuar atyre që kanë besuar në duart e mija. Karriera ime filloi fillimisht në një biznes shumë të vogël, ku klientët e para të mijat ishin rrethi im i ngushtë, duke filluar nga shoqet e mija, motra e familjarë. Çdo profesion i cili behet me pasion si dhe me ambicie pēr tē patur sukses pa dyshim ka edhe sfidat e tij”, thotë Gresa Gashi.

 

You Might Also Like