Gjilan

Kryeministri Kurti e Kryetari Hyseni viztojnë familjen e heroit Kadri Zeka

Kryeministri Kurti e Kryetari Hyseni viztojnë familjen e heroit Kadri Zeka

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni, kanë vizituar familjen e heroit Kadri Zeka, në kuadër të 17 janarit, ditës së rënies së tij, bashkë me vëllezërit Gërvalla.

Në familjen Zeka, kryeministri Kurti u prit nga baca Shaip, vëllai i heroit dhe familjarët tjerë.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti mori në akademinë kushtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, me rastin e 40-vjetorit të vrasjes së tyre, e cila u mbajt në kuadër të manifestimit ‘Flaka e Janarit 2022’, një aktivitet ky që në Gjilan mbahet prej mbi 30 vitesh, në nderim të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të rënë përgjatë janarëve të historisë.

You Might Also Like