Gjilan

Kryetari Hyseni dhe ambasadori Minxhozi dakordohen për bashkëpunimin në projekte ku mund të përfshihen edhe shqiptarët e rajonit

Kryetari Hyseni dhe ambasadori Minxhozi dakordohen për bashkëpunimin në projekte ku mund të përfshihen edhe shqiptarët e rajonit
Gjilan, 17 janar / Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në një takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke përfshirë në këto projekte edhe komunat ndërkufitare, ku jetojnë shqiptarët.
‘Me ambasadorin Minxhozi diskutuam për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë dhe komunat e saj, pasi Gjilani, si njëra ndër komunat më të mëdha të Anamoravës, është edhe më të afërta në kuptimin gjeografik me shqiptarët që jetojnë përtej kufijve të Republikës së Kosovës dhe është obligim për të dyja shtetet tona që të kujdesemi për ta, duke i përfshirë në projektet tona të përbashkëta’, ka thënë kryetari Hyseni.
Ndërkaq, ambasadori Minxhozi tha se me kryetarin Hyseni takohet për herë të parë, por ai është një mik i Gjilanit, të cilin e ka vizituar në mënyrë periodike dhe gjithmonë ka ndjerë një kënaqësi për shkak edhe të lidhjeve që ekzistojnë ndërmjet Shqipërisë dhe kësaj pjese të Kosovës.
‘Me kryetarin u dokorduam për të shtritë gamën e aktiviteteve, duke e lidhur Gjilanin me një nga bashkitë më të rëndësishme të Shqipërisë, siç është Bashkia e Korçës, për të parë mundësinë e organizmit të aktiviteteve të përbashkëta në lëmin ekonomik, kulturor, arsimor dhe kështu me radhë.
Ne duhet të jemi prezent këtu, edhe për faktin se Gjilani kap një pjesë shumë të rëndësishme të rajonit shqipfolës, pasi që është në kufi me Luginën e Preshevës, me Kumanovën, prandaj pse jo edhe komunat tjera të Shqipërisë të mos jenë prezent në këtë aktivitet. Besoj se do të kemi një rrugëtim të përbashkët të lidhjeve vëllazërore mes nesh’, ka thënë ambasadori Minxhozi.

You Might Also Like