Sportet me dorë

Kryetrajneri i Kosovës U18, Mitat Ferati, ka publikuar listën e hendbollisteve të ftuara

Të hënën nis misioni madhor i Kombëtares U18 të Kosovës në Kampionatin Botëror të Hendbollit, që do të zhvillohet në Chuzhou të Kinës nga data 14 deri më 25 gusht.

Hendbollistet e reja të Kosovës, të drejtuara nga kryetrajneri Mitat Ferati, do të grumbullohen në Prishtinë për përgatitjet intensive para nisjes për në ngjarjen globale.

Në Botërorin e hendbollit, Kombëtarja jonë U18 do të garojë në Grupin D, ku do të përballet me Francën, Brazilin dhe Indinë.

Grumbullimi i Kombëtares do të bëhet në Hotel International Prishtina, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në palestrën e Pallatit të Rinisë.

Lista e lojtareve të ftuara nga Ferati përfshin emra që tashmë kanë kontribuar në suksesin historik të kualifikimit për në Botëror, duke e bërë Kosovën krenare.

Në listën e lojtareve përfaqësuese të Kosovës gjenden:

  • Albina Pllana (KHF Prishtina)
  • Daorsa Bici (Langhus IL, Norvegji)
  • Orgesa Gola (KHF Shqiponja)
  • Arona Krasniqi (KHF Prishtina)
  • Martina Bibaj (TV Zofingen Handball Frauen, Zvicër)
  • Sara Gjergjaj (HSG Leimental, Zvicër)
  • Andra Uglani (Åssiden Idrettsforening, Norvegji)
  • Alina Shabani (HSG Freiburg, Gjermani)
  • Elona Elin Zeneli (Backa HK, Suedi)
  • Iurosana Haskaj (KHF Shqiponja)
  • Klaudia Ukaj (TV Zofingen, Zvicër)
  • Laura Maqedonci (HK Malmö, Suedi)
  • Zoja Kameraj (Backa HK, Suedi)
  • Diona Dresh (Oppegård IL, Norvegji)
  • Sara Kameraj (Backa HK, Suedi)
  • Rita Esrefi (Oppsal, Norvegji)
  • Arjeta Imeraj (KHF Jusuf Gërvalla)
  • Eliona Halimi (Fjellhammer IL, Norvegji)
    • Lejla Hyseni (HK Malmö, Suedi)
    • Bulëza Maksuti (KHF Kastrioti)
    • Melisa Hoxha (Kolbotn IL, Norvegji)

    Stafi teknik përbëhet nga Mitat Ferati si kryetrajner, Albulena Basha si trajnere dhe Diellza Tahiraj si fizioterapeute.

You Might Also Like