Kupa e Federatës së Volejbollit të Kosovës edhe për një vit do të mbetet pronë e ekipit që e kishte fituar vitin e kaluar. KV Drita nga Gjilani në ballafaqim me Kastriotin nga Ferizaj, në finalen e luajtur në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, ka ngëdhnjyer me rezultat bindës 3:0.
Loja ka nisur mirë për ekipin gjilanas, që po dominon tash e sa vite në volejbollin kosovar. Në të tri setet gjilnaset kanë qenë më bindëse, andaj pas ndeshjes, me plot të drejtë medaljet e arta kanë shkëlqyer në gjoksin e lojtareve Iliazi, Richardson, Asani, Dushica, Syla, Jaha, Kadriu, Leka, Mehmeti, Romano Ortega, Berisha, Hyseni, Latifi, Shabani, por edhe trajnerët Lorik Ilazi dhe Valon Zymberi.
Edhe lojtaret mysafire, Ibrahimi, Mustafa, Thaqi, Mehmeti, Ramadani, Mahmuti, Grainca, Jashari, Sylejmani, Idrizi, Raqi, Miftari dhe trajneri Edon Ibrahimi meritojnë lëvdata për lojën e treguar.
Në ekipin e Dritës kësaj radhe si është më së miri ka funksionuar mbrojtja dhe sulmi, sikurse që edhe loja në fushë ishte në nivel, derisa ekipi gjilanas nuk ka bërë gabime as në shërbime, kurse mysafiret nuk patën zgjidhje sidomos për sulmet që vinin nga tempi i parë, ku kanë shkëlqyer Richardson e Leka, derisa lojë të mirë treguan edhe Ilazi, Kadriu, Mehmeti, Hyseni, tekniket Jaha e Ortega, sikurse edhe Mehmeti.