Ka kohë që disa qytetarë të pandërgjegjshëm, në një akt vandalizmi kanë demoluar ulëset e pushimoreve si dhe bibliotekën improvizuese tek malet e fshatit Stanishor.
Nga fotot e shkrepura gjatë ecjes në shtegun e krijuar nëpër male, shihen pamjet për keqardhje të ulëseve të demoluara si dhe bibliotekës së improvizuar nga një kategori idiotësh e vandalësh që prishin gjithçka të bukur dhe me vlera.
Ky llom i shoqërisë “kënaqësinë” nuk duhet ta gjej në shkatërrim të pamëshirshëm të ulëseve dhe mjeteve tjera përcjellëse të një pushimore, të cilën e kanë ndërtuar njerëz të vullnetit të mirë, pa asnjë përfitim material.
Nuk shkatërrohet prona publike, atë duhet ruajtur, mirëmbajtur dhe kujdesur në vazhdimësi.
Fehmi Sylejmani