Gjilan

LDK në Gjilan ka paralajmëruar vazhdimisht se do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit

Kurti në Gjilan gjeti mbështetje veç prej drejtorëve e këshilltarëve komunalë të VV-së dhe baballarëve të tyre. Por, edhe ata do t’ia kthejnë shpinën shumë shpejt.
Ju patëm paralajmëruar për muaj me radhë se do shokohen besimtarët e Kurtit dhe kjo u dëshmua hapur, pasi në tubimin i paralajmëruar për disa ditë me radhë, munguan qytetarët. Me të drejtë sepse nuk mund ta durojnë më mashtrimin.
Mashtrimet e keqinterpretimet në Gjilan më nuk falen sepse tashmë jemi bërë bashkë për Rrugën e Re të LDK-së. Për rikthimin e dinjitetit të qytetarëve të Republikës, të Gjilanit e Anamoravës dhe për secilin qytet e fshat të vendit.
Ndërkohë, takimet përgaditore për zgjedhjet e 9 shkurtit i vazhduam me shtabet zgjedhore në Velekincë e Lagjen e Vishnjeve, për ta rikonfirmuar përkushtimin, angazhimin dhe mobilizimin e madh, në mënyrë që fitorja e rugovistëve të bëhet sa më madhështore. Ju faleminderit shumë!

You Might Also Like