Gjilan

LDK: Viktima e katërt e Hysenit të VV-së është sërish një grua drejtoreshë, të cilën po tenton ta largojë përmes prokurorisë

U bënë dy javë prej skandalit të paprecedentë në histori të institucionit të Komunës së Gjilanit, atë të thyerjes së derës së buxhetit nga persona të paautorizuar, dhe akoma nuk kemi asnjë informacion se çka ndodhi në të vërtetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, kërkon prej organeve të hetuesisë që ta zbardhin këtë rast skandaloz. Gjilanasit duhet ta dinë se kush preku në kuletën e tyre, që rezultoi me ‘dorëheqjen’ e drejtoreshës së departamentit përkatës.

Pa kaluar dy javë, viktimë e radhës e Hysenit është sërish një drejtoreshë, të cilën duket se po e largon, por kësaj radhe përmes prokurorisë. I pari i ekzekutivit po i tregohet i fortë vetëm me gratë udhëheqëse, sepse, siç e dimë, në raport me drejtorët burra nuk i dhezi sepse nuk iu subordinuan vendimeve të tij.

Ndërkohë, krimi urban po vazhdon, me disa improvizime se gjoja po punohet.

Deri tash në disa projekte është punuar pa leje ndërtimi, por tash edhe më keq, pa projekt e pa buxhet, për ta thelluar krimin urbanistik.

You Might Also Like