Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Cani me rastin e ndarjes nga jeta të mësuesit, Mejdi Cani

 

Gjilan, 8 dhjetor 2020 – Me rastin e ndarjes nga jeta të mësuesit shumëvjeçar të Gjilanit, Mejdi Cani, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Cani. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Cani,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit të shumë gjeneratave, Mejdi Cani.

Atë do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si fizikant, i cili ka edukuar shumë gjenerata për 40 vjetët sa shërbeu si mësues dhe njëri nga nxënësit e tij jam edhe unë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, nxënësve dhe kolegëve të shkollës “Abaz Ajeti”.

Lamtumirë, mësyesi im!”, thuhet në telegram.

You Might Also Like