Shkruan: Sabit Rrustemi –
VJESHTË E NGRIME e autorëve: Blerim Gashani e Naxhije Gashani , thjeshtë është një Përmendore letrare e kujtese, një përkushtim i rrallë publicistiko – poetik për vajzën, motrën,nanën, martiren…tonë, e cila, për lirinë e Kosovës,flijon më të dashurit e saj, bashkëshortin, djalin e saj të vogël si dhe veten.
Libri VJESHTË E NGRIME, si një metaforë dhembje, ftohtësie e pikëllimi, është dhe metaforë mos-harrese e dashurie, një kujtesë letrare që do udhëtojë nëpër kohë, si përkushtim i përhershëm për gjithë të dashurit tanë, që sot i kujtojmë dhe nderojmë nën dritën e lirisë…
VJESHTË E NGRIME, sa është zë i dhimbjes, poaq është dhe flakë e mallit dhe e dashurisë që nuk shuhet, si përmes poezive përkushtuese, ashtu edhe përmes shkrimeve publicistike, të cilat në një mënyrë përfshijnë të gjithë të dashurit tanë që ranë dhe u flijuan për lirinë e Kosovës.
VJESHTË E NGRIME shquhet sidomos për baladat e shkrira në art , të cilat të rrënqethin prej tërë asaj dhimbje që ndrydhin në dhe mes vargjesh. Po, edhe dëshmojnë se çmimi i kësaj Kosove që e kemi ishte tepër i shtrenjtë…
VJESHTË E NGRIME lehtëson dhimbjen jo vetëm të Familjes GASHANI apo të Familjes DELIU por, edhe dhimbjet e tërë atyre familjeve që më të dashurit e tyre i shkrinë përjetësisht në këtë liri që e kemi, sepse, ajo tashmë, si përmes vargjeve, ashtu dhe shkrimeve publiciistike që për kryepersonazh ka Mihanen, Ademin e Valmirin dyvjeçar , do pjestohet nëpër qindra e qindra lexues, të cilët do bashkëndjejnë përveç dhimbjes, edhe shijen e qëndresës, shijen e gjallnimit po, mbi të gjitha, shijen e artit.
VJESHTË E NGRIME përcillet dhe me recensionet meritore të Halil Matoshit e Adem Gashit, dy emrave tanë të njohur të letrave,si dhe një shkrimi plus të publicisitit Enver Robelli, prandaj ia vlenë të lexohet e rilexohet, gjithsesi edhe të vlerësohet, sepse duke mos e harruar ate që e përjetuam, këtë Kosovë që e kemi, më shumë do ta çmojmë dhe zhvillojmë