Gjilan

Lutfi Haziri: Për herë të parë pas 14 muajve nuk e kemi asnjë pacient me COVID-19 në Mjekim Intensiv

Gjilan, 17 maj 2021 – Pas 14 muajve të ballafaqimit me COVID-19, në Gjilan asnjë pacient nuk është i shtrirë në Mjekim Intensiv, në Spitalin e Përgjithshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Lajm shumë i mirë. Pas 14 muajve nga rasti i parë pozitiv me COVID-19, për herë të parë nuk e kemi asnjë pacient të shtrirë në Mjekim Intensiv në Spitalin e Gjilanit. Ndërkohë, që 14 pacientë që po trajtohen janë në gjendje stabile”, ka njoftuar Haziri.

Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë me kujdes në respektim të masave “për një Gjilan pa COVID”.

You Might Also Like