Gjilan

Lutfi Haziri shtron iftar për Bashkësinë Islame, pa përfaqësuesit e partive politike

Gjilan, 10 qershor 2017 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame në Gjilan, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga policia, gjykata, prokuroria e FSK, por jo edhe përfaqësuesit e partive politike, shkaku i heshtjes zgjedhore.

Haziri ka uruar që ky muaj i Ramazanit ta ketë përbushur misionin e tij, duke e lutur Zotin për pranim të agjërimit dhe lutjeve.

“Ju falënderoj të gjithëve që jeni sonte prezentë në darkën e iftarit. Lutem që Zoti të na pranojë këtë agjërim dhe këtë sakrificë që e bëjmë në emër Tij në këtë muaj të madh të Ramazanit. Muaji i Ramazanit na bënë të mendojmë që të bëjmë punë të mira dhe të kujdesemi për qytetarët tanë që kanë nevojë”, tha Haziri.

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e iftarit, duke thënë se kjo i kontribuon bashkimit mes vete.

“E falënderoj kryetarin Haziri që na bëri bashkë në këtë sofër të iftarit. Të gjithë ne kemi përgjegjësi për vendin, për qytetin tonë dhe e lusim Zotin që të na bëjë prej atyre njerëzve që t’i ndritim mendjet tona, t’i zbusim zemrat tona dhe të punojmë për të mirën e vendit dhe qytetit tonë. E lusim Zotin që të na i pranoj të gjitha punët dhe lutjet tona. I lus hoxhallarët që të vazhdojnë të jenë liderë shpërtëror, pa u përzier në politike”, tha Aliu.

You Might Also Like