Futboll

Lutfi Haziri uron që të hënën Kupa e Kosovës të vije në Gjilan

Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së dhe nënkryetar i këtij subjekti politik në nivel qendror pret që të hënën Kupa e Kosovës në Futboll të hënën do të vije në Gjilan. Ai ka thënë se do të jetë në përkrahje të SC Gjilanit të hënën në Prishtinë dhe ka uruar që Kupa e Kosovës të vije në Gjilan. Gjë e cila siç ka thënë ai do t’i gëzonte shumë qytetarët e Gjilanit, shkruan kryelajmi.com.

“Nga shumë lajme të këqija në komunë, ky do të ishte një lajm i mirë dhe se ky lajm do t’i gëzonte qytetarët pavarësisht edhe dallimeve në sport që i kemi, ngase ardhja e Kupës së Kosovës në Gjilan do të ishte një lajm i madh pas suksesit që e pati ekipi i volejbollit, por të rikthimit të hendbollit në Superligë, andaj shpresojmë shumë që “Skifterët”  dhe gjilanasit do t’a gëzojnë kupën të hënën e këtë urim unë ua bëjë me zemër, ngase edhe Drita, por edhe Gjilani janë po aq të vlefshëm në garat ndërkombëtare dhe do të mbeten edhe më tej të tilla”, ka thënë Haziri, që ka shtuar se Gjilani si qytet duhet të jetë krenarë, ngase me futboll jemi gjysma e Kosovës në garat ndërkombëtare, andaj kjo është edhe një motiv shtesë gjë të rinjtë të vazhdojnë edhe më tej me suksese./kryelajmi.com/.

You Might Also Like