Futboll

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Malisheva – Drita, ka gola e plot raste

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Malisheva – Drita e rezultati është i barabartë 1:1. Drita shënoi e para e Malisheva ia doli të barazojë dhe në vazhdim pati më shumë raste. Fillimi i ndeshjes i takoi Dritës. Në minutën 10, Besnik Krasniqi dha një gjuajtje dënimi nga e majta, e portieri i Malishevës me mund e dëboi topin mbi portë. Vetëm një minutë më pas, Besnik Ferati i Malishevës bëri një gabim të rëndë dhe pas një kombinimi të Prapashticës me Huruglicën, ky i fundit me një gjuajtje për tokë e futi topin në rrjetë për 0:1.

Pasi pranuan gol, futbollistët e Malishevës nisën të sulmojnë e në minutën 23, Altin Aliu me një gjuajtje të mrekullueshme nga largësia ka gjetur këndin e epërm të majtë të portës së Malokut për të barazuar 1:1.

Në minutën 25 për pak  sa  nuk shënoi Bruti, por topi i qëlluar nga ai shkoi skaj shtyllës së majtë të Dritës. Bruti rrezikoi edhe në minutën 33, por topi i qëlluar nga ai shkoi mbi portë. Ngjashëm gjuajti edhe në  minutën 41 e kësaj radhe ishte edhe më afër, por topi fërfëlloi skaj shtyllës së majtë. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:1./kryelajmi.com/.

You Might Also Like