Futboll

Drita humbi edhe një rast për të marr kreun e tabelës

FC Drita edhe këtë të shtunë ka patur rast të mirë për të marrë kreun e tabelës, por sërish ka dështuar ngase ka luajtur baras 1:1 me Malishevën, e cila ishte vendase.

Fillimi i ndeshjes i takoi Dritës. Në minutën 10, Besnik Krasniqi dha një gjuajtje dënimi nga e majta, e portieri i Malishevës me mund e dëboi topin mbi portë. Vetëm një minutë më pas, Besnik Ferati i Malishevës bëri një gabim të rëndë dhe pas një kombinimi të Prapashticës me Huruglicën, ky i fundit me një gjuajtje për tokë e futi topin në rrjetë për 0:1.

Pasi pranuan gol, futbollistët e Malishevës nisën të sulmojnë e në minutën 23, Altin Aliu me një gjuajtje të mrekullueshme nga largësia ka gjetur këndin e epërm të majtë të portës së Malokut për të barazuar 1:1.

Në minutën 25 për pak  sa  nuk shënoi Bruti, por topi i qëlluar nga ai shkoi skaj shtyllës së majtë të Dritës. Bruti rrezikoi edhe në minutën 33, por topi i qëlluar nga ai shkoi mbi portë. Ngjashëm gjuajti edhe në  minutën 41 e kësaj radhe ishte edhe më afër, por topi fërfëlloi skaj shtyllës së majtë. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:1.

Në minutën 48 ka rrezikuar Prapashtica, i cili gjuajti nga largësia, por topi shkoi jashtë shtyllës. Nga gjuajtja e lirë ka gjuajtur Besnik Krasniqi, por Veliji ishte, derisa në minutën 66 Faton Maloku shpëtoi gol të sigurt, kur për mrekulli ndali topin me trup që pas gjuajtjes së Aliut po shkonte në rrjetë.

Në fund të ndeshjes rast të mirë pati Meris Maliqi, i cili nga afërsia gjuajti me kokë,  por topi shkoi jashtë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like