Futboll

Mezani: Bilancin e bëjmë në fund, kështu që duhet të vazhdojmë përpara

Kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani ka theksuar se nuk shikon tabelën, por ndeshjet e radhës dhe për skuadrën e tij të rëndësishme janë vetëm pikët.

“Ne nuk e shikojmë tabelën fare. Bilancin e bëjmë në fund, kështu që duhet të vazhdojmë përpara. Nëse shikojmë klasifikimin tani gabojmë sepse kalojmë në eufori. Ne marrim ndeshjet një nga një dhe mundohemi të gabojmë sa më pak për të mos e humbur ritmin. Kampionati është i gjatë dhe ka shumë ndeshje deri në fund. Reagimi i ekipit pas dy humbjeve radhazi është shumë i mirë dhe kjo tregon forcën dhe karakterin e skuadrës”, deklaroi Mezani për “Super Sport Kosova”

Më pas 43 vjeçari ka folur edhe për gjendjen e futbollistit Oltion Rapa, i cili u lëndua në fillimin e ndeshjes pas një dueli me futbollistin kundërshtar Labinot Jashanica.

“Dëmtimi është serioz. Duhet të shohim kontrollen mjeksore. Për momentin lojtari ndjen dhimbje të mëdha dhe shpresoj që të jetë sa më pak serioz. Por, me atë që kemi parë është një dëmtim i rëndë”, përfundoi Mezani.

“Kuqebardhët’ ngriten për dy pozicione për të vazhduar njëherit luftën drejt kreut dhe së bashku me Ballkanin janë dy ekipet që kanë marrë më së shumti fitore këtë edicion (Gjithsej 6).

You Might Also Like