Mirlind Daku, njëri prej golashënuesve më të mirë në futbollin kosovar në sezonin e kaluar, ka nënshkruar kontratë profesioniste me ekipin e Osjekut, anëtar i ligës elitare në Kroaci.
Daku, që shumë shpejt doli në sipërfaqe si futbollist tejet cilësor, fillimisht është paraqitur në ekipin e Hajvalisë për të kaluar më pas në ekipin e Llapit nga Podujeva, ku ka shkëlqyer, kurse më herët ai karrierën e kishte nisur në shkollat e futbollit në Gjilan.
Pasi ka nënshkruar kontratë me Osjekun, Mirlind Daku u është falënderuar të gjithë atyre që kanë kontribuar në ngritjen e tij si futbollist e ne po e botojmë të plotë postimin e tij.
Erdhi momenti i shume pritur per mua,po beje nje levizje te madhe ne karrieren time. Se pari dua te falenderoj Familjen time qe me kan mbeshtetur ne cdo moment si ne te keq ashtu edhe ne te mire,po ashtu dua te falenderoj Agim Maliqi qe ma dha mundesine se pari here ne eliten e futbollit kosovar,pastaj dua te falenderoj nje ashtu edhe Tahir Batatina ,Sunaj Keqin Jeton Mehmeti dhe Nexhat Dumnica per besimin dhe sinqeritetin e treguar ndaj meje. Nje falenderim i veqante shkon per te gjithe bashkelojtaret e mi qe i kam pasur si te Hajvalia ashtu dhe se fundmi te Llapi,qe me perkrahen ne cdo moment dhe me ndihmuan qe te ngritem si futbollist.Faleminderit poashtu edhe menaxhereve Shkumbin Qorrmemeti,Afrim Ajeti dhe Haris Fakic per mundesine e dhene qe te jem pjese e njeres nga ekipet me te mira te Kroacise,NK Osijek. Shpresoj qe do tju beje krenar gjithve,Faleminderit 1000 here llapjaneve te cilet me kane perkrahur po ashtu edhe te gjithe atyre qe me perkrahen. Nga sod do jem pjese e NK Osijek,do te mundohem me gjithe zemer te perfaqesoje familjen time dhe posaqerisht kombin tim Shqiptar. I juaji Mirlind Daku.