Futboll

Munishi: Kokën lart e vazhdojmë më tutje

Ismet Munishi ka përjetuar humbjen e parë, nga dy ndeshje që kur e udhëheq Dritën. Ekipi i tij, qëndroi për 85 minuta, por jo edhe në fund, gjë e cila Dritës i ka ndodhur disa herë në këtë kampionat. Megjithatë, Munishi nuk ndjehet i zhgënjyer, bile ai është i bindur se Dritën do ta ngre lart dhe se rënia nga Superliga nuk do të ndodh, ngase siç thotë ai, Drita ka një kryesi të organizuar, publikun shumë të mirë, por edhe lojtarët, të cilëve u duhet që ende të komponohen.

“ Ekipi ka reaguar mirë. Tash e tutje do t’u kthehemi rezultateve. E dhamë të tërën nga vetja, por u dënuam nga një pakujdesi. Dritën do ta qojmë në nivele shumë të larta. Më së shumti m’u dhimbën shikuesit dhe lojtarët, e merituam një barazim. Do t’i riparojmë disa gabime, duhet të luajmë më mirë në mesfushë dhe të luajmë më shpejt. Tash kemi një sulmues të mirë, por duhet të luajmë më shpejt si skuadër. E rëndësishme është që lojtarët dhanë çdo gjë nga vetja, kokën lart e vazhdojmë më tutje”. Ka thënë Ismet Munishi.

You Might Also Like