Gjilan

Ndërmarrësit e rinj diskutojnë lidhur me skemën e granteve nga MZHR

Është mbajtur takimi konsultativ me përfaqësues të bizneseve dhe me ndërmarrës të rinj, lidhur me skemën e granteve “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024”.
Debati për mbështetjen e bizneseve ekzistuese dhe ndërmarrësve të rinj, është organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, në bashkëpunim me AZHR Lindje dhe Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Bunjaku Morina, tha se është e kënaqur të zhvillojnë takim konsultativ me një numër të madh pjesëmarrësish të bizneseve dhe ndërmarrësve të rinj të kësaj komune lidhur me skemën e granteve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për vitin 2024.
“Shpresojmë që ky takim të jetë i frytshëm”, tha nënkryetarja.
Zv. ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tavashiku, tha se synimi i këtij takimi është informimi për së afërmi me bizneset lidhur me vështirësitë dhe prioritetet e tyre zhvillimore, me qëllim të harmonizimit të kritereve të thirrjes së PZHRB 2024.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Enver Shabani, drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe pjesmarrës të tjerë, të cilët dhanë kontributin e tyre në përcaktimin e kritereve të Skemës së ardhshme të Granteve që pritet të lansohet gjatë muajit vijues.

You Might Also Like