Futboll

Ndërron jetë njëri ndër futbollistët e parë të FC Dritës, Begzad Kryeziu-Begi

Sot në orët e pasdites ka ndërruar jetë njëri ndër futbollistët e parë të FC Dritës, Begzad Kryeziu, në moshën 71- vjeçare.

Ish-futbollisti një kohë të gjatë kishte veshur fanellën “bardhekaltër” të Dritës, kur kjo skuadër përjetonte momentet më të vështira të saj.

Kryeziu njihej si futbollist mjaft cilësor i asaj kohë në fanellën e FC Dritës, ai për një kohë të gjatë kishte mbrojtur edhe ngjyrat e Juniorve të C.Zvezdës së Gjilanit.

Ish-futbollisti me mundësitë e tij të asaj kohe, shumë herë kishte kontribuar duke e veshur me fanella klubin e tij të zemrës.

Ish-futbollisti Kryeziu në qytetin e Gjilanit e me rrethinë njihej si qytetar i ndershëm, i urtë e i respektuar.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me drekë në varrezat e qytetit në Gjilan.

You Might Also Like