Gjilan

Në Gjilan, 12 biznese lokale kanë hapur dyert për të punësuar 13 bashkëqytetarë me aftësi të kufizuara

Komuna e Gjilanit nënshkroi marrëveshjet e reja të bashkëpunimit, ku 12 biznese lokale me përgjegjësi të lartë shoqërore kanë hapur dyert për të punësuar 13 bashkëqytetarë tanë me aftësi të kufizuara.

“Ky projekt i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është vazhdimësi e politikave tona sociale, i mbështetur nga Komuna me rreth 40 mijë euro. Ky angazhim sinkronizohet plotësisht me vizionin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Kurti për integrimin ekonomik dhe krijimin e mundësive të barabarta në tregun e punës për personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, i cili ka falënderuar  bizneset partnere që iu bashkuan kësaj thirrjeje publike. Bashkëpunimi mes sektorit privat, nivelit komunal dhe atij qendror mbetet rruga kryesore për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, ku përfshirja është përgjegjësi e përbashkët institucionale.

You Might Also Like