Gjilan

Në Gjilan 46 biznese përfituese të granteve për start-up dhe gra 

Me një buxhet prej 135 mijë eurosh, për herë të parë në historinë e Gjilanit, komuna ka ndarë grante për bizneset lokale.
Sot nënshkruan kontratat 46 përfitues. Prej tyre 34 biznese të reja Start-Up dhe 12 gra ndërmarrëse të cilat do zgjerojnë bizneset e tyre.
Më shumë se 60 vende të reja pune dhe mbi 120 pajisje të punës do të financohen për përfituesit.
I lumtur që po fuqizojmë rininë e gratë në biznes. Shumë suksese të gjithë përfituesve!
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit

You Might Also Like