ARSIMI

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” u zhvillua aktiviteti i parë i Kampanjës Ndërgjegjësuese “MENDO PËR SHNET”

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është zhvilluar aktiviteti i parë i Kampanjës Ndërgjegjësuese “MENDO PËR SHNET”, i udhëhequr nga psikologia e shkollës Vjollca Zymberi – Devaja.

Siç thekson psikologia Vjollca Zymberi – Devaja kjo kampanjë do të zgjasë deri në fund të këtij viti dhe qëllimi i krejt kësaj është të bëhemi më të ndërgjegjshëm për rëndësinë e shëndetit mendor, të kthejmë fokusin tek përmirësimi i aspekteve të brendshme pa të cilat asnjë arritje jashtë nuk do të na sillte mjaftueshëm lumturi. “Do vazhdojmë punën tonë me Kauzën për fuqizimin e shëndetit mendor tek të rinjtë tanë. Jam vërtetë e lumtur me çdo nxënës që ishte në këtë takim dhe që është bërë pjesë e klubit të psikologjisë sepse ky është një tregues i një Vetëdije të re në shoqëri”, ka thënë psikologia Vjollca Zymberi – Devaja

“MENDO PËR SHNET

Ndërkoh nxënsit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kan shkruar se në kuadër të Ndërgjegjësimit rreth Shëndetit Mendor nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në bashkëpunim me psikologen e shkollës Vjollca Zymberi – Devaja kanë organizuar Kampanjë ndërgjegjësuese 3-mujore me moton “MENDO PËR SHNET”. Kjo Kampanjë ka për synim që të ngris ndërgjegjësimin rreth kujdesit mbi shëndetin mendor, ku secili aktivitet ka një rëndësi të veçantë dhe do të jetë simbolikë e motos së kampanjës, ku:

M- Meditim për shnet!

E – Ec për shnet!

N – Ndërgjegjësohu për shnet!

D – Diskuto për shnet!

O – Oksigjenohu për shnet! (frymëmarrje e thellë)

P – Përmirësohu për shnet!

Ë – Ëmbëlsohu shnetshëm për shnet!

R – Rutinë për shnet!

SH -Shijo jetën për shnet!

N – Ndrysho për shnet!

E – Energjizohu për shnet!

T – TANI JETO ME SHNET!

Të gjitha këto aktivitete do të realizohen në kuadër të Klubit të Psikologjisë, ku pjesëmarrës do të jenë nxënësit e klubit. Takimet do të mbahen çdo javë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin vend. Dita: E Mërkurë(çdo të mërkurë) Vendi: Salla e trajnimeve Koha: 12:00-13:00 Është koha: Për një mendësi të re; Për një çasje të re; Për t’u bërë prioritet në jetën tonë; Për t’u bërë ndryshimi që duam të shohim në botë. Mendo për shnet – Jeto me shnet!

You Might Also Like