OPINION

Atdheun do ta nderoj me jetën time!

 

Shkruan: Ismet Rashiti

 

Vështirë e kam të shkruaj për Albanin, për këtë djalë të sjellshëm, të urtë e bujarë. Edhe më vëshirë e kam t’i radhis fjalët për poetin, Alban Ajeti, për “Pëllumbin” e Gjilanit, të Anamoravës dhe mbarë trojeve shqiptare. Disi po ndihem i pafuqishëm para vargjeve të tij kushtuar lirisë, trimave, dëshmorëve, jetës, rinisë, kurbetit. Teksa lexoj vargjet e Alban Ajetit, fillojnë të më ngatrrohen shkronjat, më rëndon në kokë historia, dhembjet, krenaria. Shumë më vështirë, bile e kam të pamundur të shkruaj, ashtu siç duhet për Alban Ajetin si luftetar, si dëshmorë, si hero. Në mendjen, shpirtin dhe guximin e dëshmorit, Alban Ajeti  kam gjetur legjendën Adem e Hamëz Jasharit, guximin e Zahirit, Edmondit, Hakifit, aksionistin sypatrembur të Adrian Krasniqit dhe largëpamësinë politike të Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës.

Busti i dëshmorëve Alban Ajeti dhe Pajazit Ahmetit në qendër të Gjilanit

 

 

Dëshmori, Alban Ajeti, u lind në Gjilan, më 05 Shtator 1978 nga babai, Sheqiri dhe nëna Hazire Zeqiri-Ajeti. U lind në një familje përparimtare me taban të fortë kombëtar, e cila asnjëherë nuk u dorëzua para valëve të jetës dhe pushtuesit njëshekullor serb.

Prindërit e dëshmorit, Alban Ajeti: Sheqir dhe Hazire Zeqiri-Ajeti

 

Dëshmori, Alban Ajeti, shkollën fillore e ka mbaruarnë “Selami Hallaqi”, ndërkaq të mesmën në “Zenel Hajdini”- drejtimi Matematikor – Natyror, poashtu në Gjilan.Fillimi i luftës dhe mobilizimi në radhët e UÇK-së, ia kishte ndërprerë përgjysmë ëndrrën e farmacistit të adhshëm pran Fakultetit të Farmacisë në Universitetin e Tetovës.

Gjatë kohës sa merrej me sportin e Budiboldingut dhe me shkrime në gazetën “Bashkimi”, u takua me veprimtarë të lëvizjes ilegale si Tefik Zymberi me të cilin ka pasur kontakte dhe bashkpunim të afërt. Në mars të motit 1999 është futur në radhët e UÇK-sëdhe ka luftuar në Zonën Operative të Karadakut, në Brigadën 171, “ Kadri Zeka” në malet e Zhegocit, bashk me shumë trima të kësaj ane.

ll se detyrën dua ta kryej…” Po, Alban trimi, e kryeti detyrën e madhe ndaj atdheut me jetën e tij rinore. Albani, ra për t’mos vdekur kurrë në fushën e nderit, aty ku bien trimat për liri. Atë ditë gjëmuan fortë malaet kryelarta të Zhegocit Historik, thonë se qielli filloi të pikte, por në sy nuk i dukeshin askujt lot sepse Albani kishte lënë amanet: “ Veç buzën në gaz mbajeni, shokë e familje! Se nuk ka gëzim më të madh se të vdesësh për Atdhe…”

Këtë lajm të rëndë familja Ajeti e kishte marrë nga bashkëluftetarët e Albanit. Dhembje e krenari kudo. Mbi të gjitha kudo mbretëronte amaneti i Albanit për tokën e Kosovës: “Me gjak tokën t’ia njomësh, se është tharë nga këmba e huaj, e kund damarë të shëndoshë, nuk i kanë lënë”!U shkundënmalet e Zhegocit. U dridh Gjilani atë ditë, e thonë se edhe dielli ishte ndalur atë ditë, por askund nuk dukeshin lot, asnjë pikë loti nuk ra në tokën e skuqur me gjak lirie, ku do të lëshonte rrënjë përgjithëmonë amaneti i Albanit tonë. Toka e thatë e Kosovës nënë, e etur për liri, bashk me lulet e prillit, atë ditë prilli ishte ujitur me gjakun e njomë të “Pëllumbit” liridashës e paqëdashës që e donte vendin e tij të lirë.

Dëshmori Alban Ajeti- “Pëllumbi”

Kronikat e kohës thonë se Alban Ajeti fillimisht ishte varrosur nga trupat ushtarake e policore serbe në vendin e ngjarjes, ndërkaq më vonë nga të njejtit është zhvarrosur dhe varrosur në varrezat e fshatit Zhegoc për t’i humbur gjurmët. Fatmirësisht vendvarrimi është vërejtur dhe vëzhguar nga bashkëluftetarët dhe është ditur me kohë. Menjëherë pas çlirimit, më 18 shtator 1999, trupi i dëshmorit, Alban Ajeti është rivarrosur në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan për t’u prehur përgjithëmonë pranë bashkëluftetarëve që ranë për realizimin e idealeve më të larta kombëtare.

Edhe sot, pas kaq shumë vitesh, kujtimi për Alban Ajetin mbetet i freskët. Ai kujtohet e nderohet me respekt e përulje nga të gjithë qytetarët, duke e kujtuar si një djalë të sjellshëm me të gjithë: “ Përveq studimeve, Albaniishte marrë edhe me sport dhe shkrime. Ka qenë gazetar sportiv për javorën “Bashkimi “, bodibollder profesionist si dhe ka shkruar poezi. Zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Karadakut, Shemsi Syla, sot e asaj dite e kujton me respekt një moment me Albanin, ku rekomandimeve të komandantit rreth një ofenzive, u ishte përgjigjur me vendosmëri: “ E shoh  shumë të padrejtë që unë të kem vetëm një bombë, kurse ju katër. Ky ka qenë çasti i fundit i ndarjes me Albanin, i cili nuk u kthye nga pika frontit, sepse ishte plagosur rëndë pas një qëndrese të fortë” , kujton Zv.Komandanti, Shemsi Syla në memoriet e tij të luftës.

Alban Ajeti që njihej me nofkën, “Pëllumbi”, para se të nisej në luftë, gjatë një bisede me prindërit, i porositë të bëhen të fortë për çdo rast dhe të kujdesen për vëllaun e vogël, Petritin. “ Ne duhet të angazhohemi në luftë për liri dhe se në familjen tonë më së shumti më bie hise mua”, thot Albani para se kapte armët në dorë.

Aktualisht për dëshmorin Alban Ajeti, komuna e Gjilanit ka ngritur një bust në qendër, përkatësisht në oborrin e Bibliotekës së Qytetit. Është e domosdoshme që familjet e dëshmorëve që gjakun e tyre e kanë vënë në themel të shtetit të Kosovës, përveq pensionit, gjithsesi të kenë përkujdesjeedhe në forma tjera, veqmas në shkollim dhe punësim. Poashtu është e domosdoshme që fëmijëve të dëshmorëve tu sigurohet pensioni edhe pas moshës  18-vjeçare. Kjo duhet të rregullohet sa më parë, me ligj të veqant dhe të përhershëm!

 

You Might Also Like