Gjilan, 3 maj 2018
Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë informative – shekullit të kibernetikës, mund te flasim për lirinë e shprehjes, si një arritje e madhe pa dyshim, e shoqërisë sonë demokratike.
Por megjithate, ështe i domosdoshëm një avancim më i lartë i lirisë së Medies, që mbetet akoma një sfidë e rëndë, e cila mundë të kapercehet më lehtë përmes zbatimit të ligjeve përkatëse dhe nëpermjet përkrahjes së shoqërisë sonë.
Në nivelin lokal, me gjithë vështirësitë, mund të them së mediet e pavarura në komune, kanë shënuar progres në këtë aspekt.
Prandaj, në kuadër të shënimit të ditës ndërkombëtare të lirisë së medieve, e inkurajoj gjithë spektrin e medieve që veprojnë në komunën e Gjilanit, dhe më gjërë, ta rrisin kurajon e mëtejshme profesionale të investigimit dhe të përpjekjes për të mos u sfiduar nga versionet e ndryshme të pushtetit.
Ndaj, unë në cilësinë e të zgjedhurit në Kuvendin e Komunës, do të jem në perkrahje të plotë të lirisë së medies në misionin e sajë të veçantë në shërbim të interesit publik.
Shefik Surdulli, keshilltar komunal /PDK/ në KK Gjilan