OPINION

Nuk duhet harruar të kaluarën tonë

Izmi Zeka –

Kosova i mbushi dhjetë vjet shtet pikërisht sot. Në kë të jubile doemos nuk duhet harruar të kaluarën tonë të dhimbshme dhe sakrificë n e shumë brezave të cilët në asnjë moment nuk iu në nënshtruan regjimeve të egra që sundonin në Kosovë . Shteti ynë dhjetëvjeçar ende është i ri por shikuar në proceset historike është e mbërrita më e madhe e shqiptarëve në Ballkan duke pasur parasysh rrethanat gjeopolitike dhe strategjike që kanë mbretëruar në gjysmë n e dytë të shekullit XX. Dhjetë vjet shtet janë histori e ngritjes dhe rritë s së një shteti krejtësisht të ri në Ballkan. Dhjetë vjet shtet shikuar në politikat globale nuk paraqesin shumë , por shikuar nga perspektiva e një projekti të ri paraqesin modelin e një demokracie tejet të zhvilluar dhe të prosperuar. Në këtë dhjet vjetorë të shtetësisë së Kosovës më shumë se kurrë duhet tu përulemi qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve në përgjithësi e në veçanti heronjve, dëshmorëve e të gjithë atyre që bënë shumë për jetën dhe zhvillimin e shtetit tonë . Në këtë dhjet vjetor duhet tu falënderojmë miqtë tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën e përbashkuar që ndihmuan shtetin e Kosovës. Ky dhjet vjetorë duhet ti dedikohet shtetit tonë shqiptarë që pakursyeshëm ndihmoj në luftën tonë çlirimtare dhe formimin e shtetit tonë të ri. Për jetë e mote sot e nesër duhet të festojmë për të arriturat tona në shtetin e ri apo më të riun në Ballkan e Evropë . Për një popull nuk ka më shumë se sa të ketë lirinë e tij. Në këtë dhjet vjetor nuk duhet ti harrojmë vëllezërit tanë në Preshevë, Medvegj e Bujanoc që jetojnë pa të drejta dhe diskriminohen nga pushteti serb. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë as edhe vëllezërit tanë në Maqedoni që ende nuk po arrijnë të kenë barabarësi në jetë dhe qeverisje shtetërore. Pra ky dhjetë vjetor shikuar në tersi po na gjen më mirë se kurrë. Miqtë tanë janë dhurata më e mirë e shtetit tonë siç janë SHBA-të dhe një pjesë e konsiderueshme e kontinentit të Evropës Ne jemi të bekuar se kemi miq të tillë! Sot është festë dhe ne duhet të festojmë ashtu siç edhe e meritojmë. Urime shteti im dhe i të gjithëve që e duan dhe e ruajnë si sytë e ballit Gëzuar,gëzuar,gëzuar.

You Might Also Like