Gjilan

PDK i shpreh ngushëllime familjes Nuhiu

Është i dhimbshëm lajmi për vdekjen e ish-drejtorit për buxhet dhe financa në komunën e Gjilanit, Nuhi Nuhiut. Ikja e tij nga kjo botë është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për PDK-në dhe komunën e Gjilanit.

Ndaj, shprehim ngushëllimet tona dhe të strukturave të PDK-së, për familjen e Nuhiut, kolegëve, miqëve dhe të gjithë atyre qe njohën Nuhiun.

Kontributi i tij në institucionet komunale, strukturat e partisë dhe në gjithë veprimtarinë e tij në përgjithësi, ka vënë themelet e një vlerësimi të fortë dhe të merituar.

Ai do të mbahet mend gjithashtu si një profesionist i shquar në fushën e ekonomisë. Pasuria e tij intelektuale dhe angazhimi i palodhur kanë ndihmuar në zhvillimin e komunës dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Në kohë të tilla të vështira, Dega e PDK-së në Gjilan dhe gjithë strukturat e saj e përkujtojmë dhe e nderojmë kontributin e vlerësuar të Nuhi Nuhiut. Largimi i tij i papritur na bën të kuptojmë edhe më shumë rëndësinë e punës dhe ndikimit të veprimtarëve të përkushtuar në shoqëri.

Lutemi që familja e tij dhe të afërmit të gjejnë forcë dhe ngushëllim në këtë kohë të vështirë.

Lavdi jetës, veprës dhe kontributit të Nuhiut!

Partia Demokratike e Kosovës, Dega Gjilan

You Might Also Like