Gjilan

Përkushtim maksimal për familjet strehuese

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe drejtoreshën për Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani, kanë vizituar familjen strehuese të Aziz dhe Alije Hamdiut në fshatin Zhegër.

Kryetari i Gjilanit, tha se kanë diskutuar për sfidat dhe hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Gjilanit.

“Ne kemi mbështetur e vizituar rregullisht para dhe gjatê qeverisjes tonë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit shtoi se vetëm të bashkuar për mbështetje të qëndrueshme. Për familjet që strehojnë fëmijët.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, tha se strehimi familjar është forma më e mirë e mbrojtjes për fëmijë pa përkujdesje prindërore.

Më tej Albulena Haxhiu, premtoi përkushtim maksimal që familjet strehuese të kenë trajtim të dinjiteteshëm, ashtu siç është përcaktuar me Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare.

“Mjedisi i ngrohtë familjar është vendi ku një fëmijë mund të rritet e të zhvillohet normalisht dhe këtë sot e ka pash tek kjo familje strehuese” , tha ministrja.

Ajo shtoi se e gëzon fakti që të gjithë ishin mirënjohës për punën dhe angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë si dhe falënderoi organizatat UNICEF, OFAP dhe KOMF për gjithë angazhimin e tyre në mbështetje të familjeve strehuese.

You Might Also Like