Gjilan

Policia e Kosovës shpërndan fletpalosjet “Edukimi mbi rreziqet”

Policia e Kosovës njësitet Policia në Komunitet, dhe njësitet sektoriale  në kuadër të strategjisë “Policia në bashkësi” kanë vizituar  fillimisht Pishinën “Hawai” në Gjilan, ku është bërë  shpërndarja e disa fletëpalosjeve “Edukimi mbi rreziqet” që mundë të paraqiten te fëmijët dhe personat që i frekuentojnë pishinat, bazenet, lumenjtë dhe vende tjera.

Fletë palosja para së gjithash ka karakter edukativ dhe këshilla konkrete për parandalimin e rrezikut që u kanoset fëmijëve dhe të tjerëve.

Polica e Kosovës me partnerët e tjerë relevantë, komunal, dhe këshillat lokale të sigurisë me përkushtimin ma të madh ka punuar në identifikimin e vendeve potenciale që mundë të jenë të rrezikshëm për jetën dhe shëndetin e fëmijëve, në Fletëpalosje konkretisht janë cekur: largimin nga zona të pa njohura ku mundë të ndodhen sipërfaqe të ujit të pa mbuluara, të qëndrojnë larg vendeve të rrezikshëm si puseta, bunare dhe kanale ujëmbledhëse.

Sezoni verore dhe temperaturat e larta paraqesin rrezik potencial për përhapjen e zjarreve, andaj në as një mënyrë nuk lejohet ndezja e zjarreve në ambiente të hapura pasi që zjarri del nga kontrolli duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar edhe jetën e njerëzve.

Policia e Kosovës në vazhdimësi do të jetë e përkushtuar që gjatë gjithë sezonit veror të krijoj ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët e saj e veçanërisht në vendet ma të frekuentuara.

You Might Also Like