Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’ Vjedhja e pyllit’’.