KRONIKË E ZEZË

Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë muajit nëntor ka ngritur 16 aktakuza për dhunë në familje

 

Gjilan, 4 dhjetor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit nëntor 2024, ka pranuar dymbëdhjetë (12) kallëzime penale, ndaj dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK),

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie janë ngritur gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur është paraqitur një (1) propozim për shqiptimin e masës edukative, ndaj një (1) personi të mitur, për këtë vepër penale.

You Might Also Like