OPINION

RAMIZ CERNICA DHE PRIZRENI, AGIM RAMADANI DHE KOSHARJA, SIMBOLE KOMBI NGA GJILANI

Simboli i Bashkimit me Shqipërinë, Deputeti i popullit shqiptar, Heroi i Kuvendit të Kosovës në Prizren, Tribuni i Kombit Ramiz Cernica dhe Prizreni në njërën anë, por edhe në anën tjetër, Beteja titanike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare dhe Heroi i Kombit Komandant Agim Ramadani simboli i thyrjes së kufirit shqiptaro-shqiptar, për Gjilanin në veçanti dhe për Kosovën e Shqipërinë në përgjithësi, paraqesin një pasuri të madhe, e cila është dhe mbetet thesar kombëtar, me vlera të pakrahasueshme historike çlirimtare nga Serbia pushtuese!

Kurdoherë që nderohet e vlerësohet rroli i madh historik kombëtar i Kuvendit të Kosovës në Prizren, figura heroike e Tribunit të Kombit Ramiz Cernica, merr dimensione gjithnjë edhe më të mëdha dhe shkon duke u rritur në përmasa të paparashikuara!
Por edhe në çdo përvjetor të Betejës së Koshares, kur kujtohet e nderohet ajo Betejë titanike, e cila bashkë me kryepersonazhin e saj, Heroin e Kombit Agim Ramadanin, janë dy ngjarje, në funksion të Bashkimit me Shqipërinë dhe të thyerjes së kufirirt shqiptaro-shqiptar, në të cilat dominojnë burrat e mëdhenj të Atdheut nga ana e Gjilanit, Ramiz Cernica dhe Agim Ramadani!

Kuvendi i Kosovës në Prizren i vitit 1945 dhe Beteja e Koshares e vitit 1999, përkatësisht kryepersonazhet e ketyre evenimenteve të mëdha kombëtare, njëri bashkim me Shqipërinë Ramiz Cernica e tjetri thyrje të kufirit shqiptaro-shqiptar Agim Ramadani, përbëjnë dyshen e madhe kombëtare, që nuk e ka asnjë krahinë shqiptare!

Bijtë e mëdhenj të popullit, Atdheut e Kombit, Ramiz Cernica e Agim Ramadani, duhet të nderohen e të lartësohen në sinkron e në akord të plotë, e të veçantë, sepse edhe janë simbole kombëtare, por edhe janë nga nga e njejta komunë, nga Komuna e Gjilanit!

Ramiz Cernica e Agim Ramadani i kanë shtatoret në Gjilan, por ata duhet t’i kenë të ngritura edhe në Prizren edhe në Koshare!

Lavdi e përjetshme Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Agim Ramadani!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Prill 2025!

You Might Also Like