KRONIKË E ZEZË

Raporti i Prokurorisë Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan: gjatë 24 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimi

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave për shkak të veprës penale “ Tentim Vrasje “

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për shkak të veprave penale :

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprave penale “ Kontrabandimi mallrave”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “ Ngasja ne gjendje të dehur”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi I besimit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “ Vjedhja e shërbimeve”

Dy (2) aktakuza kundlr dy (2) personave, për shkak të veprës penale “ Dhuna në familje”.

You Might Also Like