OPINION

Reth debatit: KUSH DO TA FITOJ GJILANIN në TV Dugagjini

Edhe një herë u pa se disa televisione dhe moderator po bëjnë diskriminimin e kandidatve për kryetar të Gjilanit. Disa medija gjithnjë po thirren në transparenc të plotë të tyre, kurse vetë i shkelin ato, ku moderatori i emisionit debat me kandidatet në balotazhin e 19 nëntorit në temen: Kush do ta fitoj Gjilanin me 06.11.2017 me moderator Arben Mehmeti i fton për analiz për debatin e mbrëmshëm vetëm kandidati për kryetar të PDK dhe kandidatin për kryetar të AAK kurse nuk i fton kandidati për kryetar të Partisë së Drejtësisë dhe nga NISMA. Këta kandidat nga PDK dhe AAK nuk ju pergjegjën për analiz të debatit, dhe debate mbeti pa u komentuar nga kandidatet e tjerë për kryetar të Gjilanit, siç po veproni në çdo emision të till duke i ftuar kandidat e tjer për kryetar. Ndoshta, moderator nuk deshti që të ketë kritika edhe më tepër ndaj qeverisje komunale, apo ndoshta mirë u bë se moderatorit Arben Mehmeti ju kthye bumerang. Një fjal popullore thot “ Kur të ja bëjsh gropen dikujt tjeter, bjen në grop vetë “ , prandaj ky moderator ra vetë në gropen e parapregaditur dhe mbeti debate pa analiza të kandidatve per kryetar të Gjilanit. Çka të themi për medijat e tilla se nuk dëshirojnë pliralizëm politik apo të mos i prishin punët me liderët e partive të mëdha, po del të jenë këto të dyjat së bashku. Prandaj drejtuesve të mediumit TV Dugagjini i themi  mos i lejoni moderatoret e caktuar të ja prishin imazhin e shkëlqyshëm këtij televozioni.

 

Me respekt

Prof. PhD. Cand.  Naser Morina IDN

Kandidat për kryetar të Gjilanit

 

You Might Also Like