Gjilan

Rexhep Kadriu flet për autostradën

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe Rexhep Kadriu, zëvëndësministër I Infrastrukturës kanë mbajtur  konferencë për media lidhur me nënshkrimin e kontratave të operatorëve për ndërtimin e autostradës A 7.1 Prishtinë-Gjilan.

Pasi ka folur ministri Pal Lekaj, Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu tha se vlera e projektit kap shifrën 88 milionë euro, shumë më lirë sesa sa ka qenë fillimisht 126 milionë euro.

“Autoudha që po bëhet nga qeverisja Haradinaj është autoudhë që do lidhë Preshevën, Shkupin dhe Tiranën. Ky është lajm i rëndësishëm për Anamoravën, lidhë mbi 500 mijë banorë që i ka munguar Gjilanit. Kyçja në këtë autostradë në Banullë: do ta kemi një dalje në fshatin Verbicë në Zhegovc dhe në fshatin Bresalc 22,31km, do ta ketë një urë. Dinamika e kryerjes do të jetë 30 muaj”, tha Kadriu.

You Might Also Like