Gjilan, 25 shtator 2018 – Nën organizimin e Komunës së Gjilanit, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, të mërkurën nis Panaxhyri i madh i Gjilanit, i cili do të mbahet me për tri ditë me radhë në qendër të qytetit.
Në këtë Panaxhyr, do të marrin pjesë rreth 120 biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.
Panaxhyri ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet sipërmarrësve nga rajoni i gjerë si dhe inkurajon konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të cilat konsiderohen si shtytëse e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Në Panaxhyr do të jetë një hapësirë e përbashkët për ekspozimin e materialeve promocionale që u mundëson kompanive të prezantojnë produktet dhe mallrat e tyre, vizitorëve të shumtë që pritet të marrin pjesë.
Dita 1- Panairi do të jetë i hapur prej orës 10:00-17:00
Vendi: Qendra e qytetit, Gjilan
Data: 26 Shtator ( E Mërkure) 2018
08:00 – 10:00 Rregullimi i tezgave
10:00-11:00 Hapja e panairit, Valle nga ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”
11:00 – 11:10 Fjala hyrëse nga z. Lutfi Haziri, Kryetari i Komunës së Gjilanit
11:10 – 11:20 Fjale rasti nga z. Fatmir Limaj, zv. Kryeministër
11:20 – 11:30 Fjalimi nga, znj. Arbëreshe Krasniqi, UD Ministre e MTI
11:30 – 11:45 Fjalimi nga z. Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë
11:45 – 12:45 Vizitë bizneseve nëpër shtande
19:00-20:00 Mbrëmje muzikore Grupi “Kromatika”
Dita 2-Panairi do të jetë i hapur prej orës 10:00-17:00
Vendi: Qendra e qytetit, Gjilan
Data: 27 Shtator (e Enjte) 2018
10:00 Panairi i bizneseve vazhdon të jetë i hapur
10:00 -12:00 Hapja zyrtare e “Panairit të Sportit 2018”
Vendi: para Teatrit të Qytetit
15:00 -17:00 Turnir në futboll
Kff “Intelektualet”, Gjilan
Kff “Tirana”, Tiranë
Kff “Tetova”, Maqedoni dhe
Kff “Kosova”, Prishtinë
17:00-17:30 Ndarja e trofeut “Fadil Vokrri”
Vendi: Stadiumi ndihmës i qytetit, Gjilan
18:00-20:30 Darkë e përbashkët me mysafirë (nisja me autobus nga sheshi)
Vendi: Qendra e qytetit, Gjilan
Data: 28 Shtator ( e Premte) 2018
Dita 3
10:00-13:00 Panairi i hapur
15:00 Mbyllja e panairit