Futboll

SC Gjilani gjen një qendërsulmues për garat evropiane

SC Gjilani me 13 korrik do të përballet me ekipin nga Luksemburgu, SC Progrès Niederkorn në kuadër të Europa Conference League. Gjilani mëton që të kalojë këtë raund të kësaj gare, anadaj nën drejtimin e trajnerit nga Shqipëria Klodian Duro, ka nisur të përforcohet me lojtarë, shkruan kryelajmi.com

Kështu nëse në portë Enea Koliqin pritet t’a zëvendësojë portieri i Kukësit, Angelo Tafasi, SC Gjilani edhe qendërsulmuesin e ka gjetur të ekipi i Superiores shqiptare KF Kukësi.

Atdhe Rashiti, qendërsulmuesi i KF Kukësit do t’i prijë sulmit të Gjilanit. Rashiti, i lindur në Myluz të Francës, i moshës 24- vjeçare dhe me gjatësi 1, 82 metra është me nënshtetësi shqiptare dhe franceze. Te Kukësi është nga shkurti i vitit 2023, luan me këmbën e majtë dhe ka përvojë në futbollin zviceran, spanjoll e shqiptar./kryeljmi.com/.

You Might Also Like