Gjilan

Sefedin Balaj një jetë kushtuar arsimit

Sot në Gjilan, siç kemi njoftuar më herët, ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, Sefedin Balaj, profesor i historisë, shkruan Mediafokus.info

Po kush ishte Sefedin Balaj?

Sefedin Balaj është i lindur në prill të vitit 1946, në fshatin Makresh i Ulët, komuna e Novobërdës (Artanë).

Shkollën fillore (katër klasa) i kreu në vendlindje, ndërsa pjesën tjetër (katër klasa të tjera) i ka kryer në Përlepnicë.

Shkollën e mesme e ka kryer në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan (1967).

Pastaj ka vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës, dega e Historisë, ku ka diplomuar më 1975, te profesor Ali Hadri.

Në tetor të vitit 1971, ka filluar punë në Gjimnazin e Gjilanit, një shkollë kjo elitare. Këtu ka punuar deri në shtator të vitit 1984.

Prej vitit 1984-89 ka punuar drejtor, në arsimin e Fazës së Parë.

Në tetor të vitit 1989 është zhvilluar diferencimi politik dhe ai është përjashtuar nga detyra e drejtorit.

Nga viti 1995 e deri në pension ka punuar në shkollën e mesme Teknike.

Ai ndihej i lumtur që sado pak ka arritur ta ndihmojë arsimin kosovar në kohët më të vështira të popullit shqiptar.

Klasa që udhëhoqi ai, IV-5 doli më e mira në vitin 1979/80. Për këtë dëshmon edhe  suksesi i nxënësve të kësaj klase në studime.

27 prej tyre e mbaruan fakultete në profile të ndryshme, si mjekë, inxhinierë, juristë, ekonomistë dhe disa arritën edhe grada shkencore – magjistra e doktorë shkencash./Mediafokus.info

You Might Also Like