Gjilan

Shkodra: Mbi 1.6 milionë qytetarë me mbi 600 mijë automjete kaluan sivjet në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë

Shkodra: Mbi 1.6 milionë qytetarë me mbi 600 mijë automjete kaluan sivjet në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, mbajtën takimin: “Ndërtimi i bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet këshillave komunale për siguri në bashkësi të Gjilanit dhe komunave për rreth”.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se rëndësia e këtij takimi është e madhe, pasi po diskutohet me komunat fqinje lidhur me aspektet e rendit, sigurisë dhe çështjeve të përbashkëta: si qenët endacakë, menaxhimi i mbeturinave, sigurimi i uiit të pijes e të tjera.

“Bashkëpunimi dhe veprimi ndërmjet komunave tona nuk ka munguar, por se do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja e Gjilanit, theksoi se misioni i të gjithëve ështê përmirësimi i rendit dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve pa dallim.

Gloria Funcheon, zyrtare për të drejtat e njeriut në OSBE, tha se ky forum i hapur mbledh anëtarët e këshillave komunale për siguri në bashkësi nga të gjitha komunitetet që të diskutojnë çështjet e përbashkëta të rendit dhe sigurisë në të komunat.

Sipas saj forumi do të ofrojë mundësi për të negociuar për bashkëpunim më të madh ndërkomunal dhe për të vendosur për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në të ardhmen me qëllim të përmirësimit të rendit dhe sigurisë së të gjithë banorëve.

Basri Shkodra, komandant i Stacionit Policor Kufitar Dheu i Bardhë, tha se situata e sigurisë gjatë këtij viti në Pikën Kufitare Dhe i Bardhë ishte stabile.

“Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti ka pasur rënie të kriminalitetitnë zonën tonë kufitare”, tha Basri Shkodra.

Komandanti i Stacionit Policor Kufitar Dheu i Bardhë, tha se nga 1 janari deri me 30 shtator 2024 në Pikë Kalimin Kufitar Dheu i Bardhë, kanë kaluar mbi 1.6 milionë qytetarë me mbi 600 mijë automjete.

Bejtullah Osmani, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit dhe koordinator i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, tha se kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunat fqinje për rend dhe siguri.

You Might Also Like