Arbnor Morina, kryetrajner I Gjilanit I është nënshtruar një operacioni mjekësor për shkak të problemeve shëndetësore, kurse Skifterat, adhuruesit më të flaktë të Gjilanit janë lutur për shëndetin e tij, të cilin e kanë publikuar në facebook e që po e botojmë të plotë.
Lutjet tona sot jane te drejtuara per shendetin eArbnor Morina i cili sot hyn ne operim per shkak te problemeve shendetesore.
Jemi te lumtur qe te kemi mes nesh.
Kontributi jot per klubin tone dhe sportin kosovar ne pergjithesi eshte i madh dhe i pamohueshem.
Perveç qe je nje profesor i shkelqyer, je edhe nje njeri shume i mire, nje shok dhe nje lider i pakrahasueshem.
Skifterat sot jane me ty per te mbeshtetur qe te kalosh edhe kete sfide dhe te kthehesh sa me shpejt per te vazhduar se bashku drejt sukseseve te reja.