E kanë të ndalura të përcjellin ndeshjet kampionale në tribuna, por Skifterët u brohoritën lojtarëve të Gjilanit këtë të enjte, teksa ata po stërviteshin për ndeshjen e të shtunës kundër Dritës.
Gjilani po kryente stërvitje në një gjysmëfushë, nën drejtimin e kryetrajnerit Gentjan Mezani, kurse Skifterët në tribuna nuk po ndalnin këngën në përkrahje të klubit të tyre të zemrës.
Kryendeshja gjithnjë ka sjellë befasi sa i përket publikut, andaj besohet se nuk do të rrinë duarkryq as Intelektualët e Dritës.
Ndërkohë, policia ka njoftuar se nuk do të lejojë që nga Shkolla e Muzikës apo objektet përreth të përcillet ndeshja.