Bylbyl Sokolit, kryetrajner i Vlalznisë, nuk i kanë mjaftuar dy javë për të kompozuar ekipin e tij, kurse humbja ndaj Feroniklit vije në një kohë të vështirë për ekipin pozharanas, që tash ka ngelur në fund të tabelës.
“Secila ndeshje për ne është vendimtare, na duhen tri pikë me çdo kusht, andaj duhet të luajmë e të sakrifikojmë me shumë lojtarë në sulm. Sot patëm një kundërshtar më cilësor, më të komponuar dhe me meritë fituan. Ata shfrytëzuan pozitën tonë, në pjesën e dytë u munduam të kompenzojmë shënimet, por ishte e vështirë”, ka thënë Bylbyl Sokoli.