Libri

“SYTË E HESHTJES” NË “TAVOLINËN POETIKE TË SË SHTUNËS”

Për herë të pestë, brenda dy muajve, Ars Clubi “Beqir Musliu”, si asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan,, përmes “Tavolinës poetike të së shtunës”, bashkëbisedon në prani të autorit, për vepriën e tij më ttë re, duke e vlerësuar përmes prurjeve artistike e jo duartrokitjeeve.
Në këtë të shtune, pjesë e kësaj “Tavoline…” dhe e këtij bashkëbisedimi e vlerësimi, ishte persiatja poetike e shkrimtarit dhe studiuesit të letërsisë, Anton Nikë Berishës, e titulluar, “Sytë e heshtjes” dhe e botuar kohë më parë nga Shtëpia Botuese tiranase, “Argeta LGM”
Për këtë poemë eseistike e me primesa filozofike , frymëzim po dhe kryeprotagonist i padukshëm i së cilës është shenjtëresha e njerëzimit, Nëna Terezë, vlerësimet e tyre i paraqitën Prend Buzhala, Ajete Zogaj, Ibrahim Kadriu, Sherafedin Kadriu, Sadete Tërnava – Osmani, Nexhat rexha, Selvete Abdullahu, Sinan Sadiku, Arsim Halili, Emin Selimi e Sabit Rrustemi.
Vepra më e re poetike e A.N.Berishës, i cili para disa vitesh ishte dhe fitues i ╓mimit prestigjhioz letrar “Beqir Musliu”, u cilësua si një nga veprat më të përkryera, botuar viteve të fundit .

Gjilan, 27 prill 2019

You Might Also Like