TË SHTUNEVE MË S` DAL
(Shokut dhe kritikut, Nuhi Ismajli)
Mezi prisja të shtunën
me orë bashkë të rrimë.
Te pimë kafe te “ Kristali”,
të flasim për poezinë.
Të lexoja ndonjë varg
për ëndërrat me faqet push,
ti shpesh më jepje zemër:
Kështu s`e ka thënë askush!
Një ditë pëmenda vdekjen,
Atje, thashë, na presin!
Më qortove me buzëqeshje:
S`kemi kohë të vdesim!
Atëherë të të pyes unë ty,
e dua t’më tregosh drejt,
si i kreve gjithë ato punë
dhe ike kaq shpejt?!
Të shtunave më s`dal,
sillem nëpër shtëpi,
e di se atje tek vendi ynë
nuk të takoj më ty.
Kam mbetur me një krah,
Nuhë a, më dëgjon?
Në këtë vjeshtë me mërzi
më thirr, t`paktën, n` telefon!
Avdush Canaj